Ballina Bota Shqiptari në Itali “çmendet” nga xhelozia, godet me thikë ish-bashkëshorten dhe 2...

    Shqiptari në Itali “çmendet” nga xhelozia, godet me thikë ish-bashkëshorten dhe 2 persona të tjerë

    5

    Policia italiane ka arrestuar një 45-vjeçar shqiptar i cili ka plagosur me thikë ish-bashkëshorten e tij i nxitur nga xhelozia.

    Më pas ai shkoi në një hotel në Viale Regina Margherita dhe u përball me menaxherin, një burrë 47-vjeçar duke e goditur me thikë. Shqiptari ishte i bindur se menaxheri i hotelit kishte lidhje me ish-bashkëshorten e tij.

    Ndërhyrja e menjëhershme e policisë bëri të mundur kapjen e shqiptarit i cili u dërgua në komisariat.

    Gruaja u transportua me helikopter në spital, ndërsa menaxheri i hotelit ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

    Në sherr mësohet se ndërhyri dhe motra e menaxherit të hotelit, e cila gjithashtu mbeti e plagosur, por jashtë rrezikut për jetën, sipas medieve italiane. 

    53-vjeçari shqiptar i arrestuar akuzohej se kishte përndjekur gruan, të  cilën e ndiqte që nga tetori i vitit 2020, me kërcënime me vdekje, përndjekje dhe episode agresive.

    Për shkak të situatës së krijuar ajo ishte kthyer disa muaj në Shqipëri dhe duke menduar se ish-bashkëshorti ishte qetësuar, u rikthye në Itali disa muaj më vonë.

    Por duket se rikthimi i saj e xhindosi me tepër shqiptarin i cili e sulmoi duke e lënë të plagosur.