Ballina Vendi Shqiptari gjen kuletën e aktores së famshme amerikane me 2 mijë dollarë...

Shqiptari gjen kuletën e aktores së famshme amerikane me 2 mijë dollarë brenda, ja çfarë bën

4

Një shqiptar nga Kosova, që jeton në SHBA ka habitur me gjestin e tij pasi gjeti portofolin me 2,000 dollarë brenda, e cila i përkiste aktores së famshme amerikane, Meryl Streep.

Ai, pasi që e ka parë letërnjoftimin, ka vendosur që t’ia kthejë portofolin dhe paratë aktores amerikane.

“Një djalë i këndshëm nga Kosova, që punon në ndërtesën time, një natë ka gjetur një kuletë në rrugë me 2,000 dollarë brenda. Kontrolloi ID-në, ishte Meryl Streep”, ka shkruar Weir, në një postim që ka bërë në rrjetet sociale.

Ndërkohë në një bisedë që ka bërë me gazetarin, shqiptari ka kujtuar edhe këshillat e babait të tij.

“Babai gjithmonë më thotë se nëse diçka që nuk është e jotja, nuk është e jotja”, ka thënë i riu.

Ndonëse i është ofruar shpërblimi për veprimin e tij, ai e ka refuzuar deri në insistimin e Streep.

“Ai refuzoi shpërblimin, derisa Meryl insistoi. Njerëz të mirë”, ka shkruar në fund ai.