Duket se me funksionalizimin e projektit TAP po ndërmerren hapa konkrete për ndërtimin e rrjetit të gazit në Shqipëri. Ishte Presidenti i Azerbajxhanit Ilham Aliyev i cili foli ditën e sotme për negociata midis dy qeverive me qellim ndërtimin e rrjetit të shpërndarjes së gazit në vendin tonë.
“Shqipëria është një vend transitor i gazit, por nuk ka rrjet të shpërndarjes së tij. Ne po planifikojmë të investojmë një shumë të konsiderueshme parash për të krijuar këtë rrjet të shpërndarjes. Unë isha në Sofje vetëm disa ditë më parë për të marrë pjesë në inaugurimin e Unazës së Solidaritetit.
Sllovakia do t’i bashkohet rrjetit gjithashtu. Nëse tani eksportojmë në gjashtë vende, brenda një viti nëse gjithçka shkon sipas planit dhe pa pengesën e një force madhore, mund të bëhen 10 vend. Ky sigurisht nuk do te jete fundi”, u shpreh Aliyev në konferencën e 4-të ndërkombëtare me temë “Formimi i Gjeopolitikës së Euroazisë së Madhe: nga e kaluara në të tashmen në të ardhmen”.
Gazifikimi dhe ndërtimi i rrjetit të furnizimit të brendshëm me gaz të Shqipërisë është projekti madhor me impakt të madh në ekonominë shqiptare.
Pak kohë më parë kryeministri Rama foli gjithashtu për bisedime mes eksperteve shqiptare, turq dhe azerë për mundësinë e ndërtimit të një rafinerie në vendin tonë.