48 migrantë u shpëtuan nga mbytja pranë Gjirit të Somme nga rojet e detit SNSM nga Tréport dhe Cayeux-sur-Mer. Ata janë shoqëruar nga zjarrfikëset dhe një ekip mjekësor.
Ngjarja ka ndodhur sot (e shtunë) në orën 6:15 të mëngjesit, për shkak të problemeve në motor.
Në bord, 48 emigrantë që po kalonin Kanalin e La Manch me shpresën për të arritur në Angli me një varkë 8 metra të gjatë. Ata ishin kryesisht shqiptarë meshkuj. Por nga 48, 5 ishin gra, ndërsa 3 të tjerë ishin fëmijë.
Pasi u nxorrën nga deti, ekipet e shpëtimit i dërguan të shpëtuarit në spital, për një vizitë të shpejtë mjekësore