Ballina Bota Shpërthimi në urën e Krimesë, Putin akuzon Ukrainën: Sulmi akt terrorizmi

    Shpërthimi në urën e Krimesë, Putin akuzon Ukrainën: Sulmi akt terrorizmi

    1

    Presidenti rus, Vladimir Putin, ka akuzuar Ukrainën se ka shkaktuar sulmin ndaj urës që lidh Rusinë me Krimenë. Ai e ka cilësuar ngjarjen si një “akt terrorizmi”.

    Putin tha se forcat e inteligjencës së Ukrainës kishin synuar të shkatërronin një pjesë kritike të infrastrukturës civile të Rusisë.

    Kjo deklaratë e tij erdhi në një takim me kreun e Komitetit Hetues të Rusisë, Alexander Bastrykin.