Tragjedi në Somali.
Një ngjarje e rëndë është raportuar në rajonin e Poshtëm Shabelle të Somalisë, ku shpërthimi i një bombe të vjetër ka shkaktuar vdekjen e 27 personave, mes të cilëve shumica prej tyre fëmijë.
Lajmi është bërë i ditur nga Agjencia Kombëtare e Lajmeve Somaleze, shkruan CNN.
Raportohet gjithashtu se të paktën 53 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Autoritetet bëjnë me dije se, shpërthimi ndodhi konkretisht në fshatin Murale në zonën Janaale të rajonit lindor të Shabelle të Poshtme.