Ballina Lajme Social Shoqata “Bashkimi i fierakëve në Greqi” që mban dhe emrin e lashtë...

Shoqata “Bashkimi i fierakëve në Greqi” që mban dhe emrin e lashtë “Apolonia” synon ruajtjen e traditave myzeqare dhe përcjelljen e tyre te brezi i ri.

2

Ruajta e traditave myzeqare dhe përcjellja e tyre te brezi i ri ka qenë dhe vazhdon të mbetet një nga misionet e shoqatës Apollonia Greqi.

Përmes organizmit të aktiviteteve të ndryshme dhe me pjesëmarrje të konsiderueshme tëanëtave të kësaj shoqate, emigrantëve fierakë në Greqi, bëhet e mundur jo vetëm, tëkalohen çaste të bukura dhe gazmore, por tërisillen në vlerësim tradita tona kaq të bukura dhe

të mbushura me element të veçantë tëmësuara dhe edukuara nga më të rriturit, nga familjet dhe prindërit e trevës së Myzeqesë.

Një event i tillë është përcjellë dhe ditën e parë të majit ku mes këngës myzeqare,gatimeve tradicionale fierake dhe valleve  tëbukura popullore shoqata Apollonia festoikëtë ditë.

Përmes këtyre aktiviteteve synohet dhe forcimi i marrëdhënieve mes emigrantëve të së njëjtës trevë dhe shkëmbimi i mendimeve dhe shqetësimeve për të ndihmuar njeri tjetrin në kalimin e problemeve që i shoqërojnë ata.

Në këtë festim të 1 Majit është risjellëemocioni i festimit të kësaj dite në Pojan dhe Apolloni, prej nga e ka marrë dhe emrin kjo shoqatë.

Ishte zgjedhur këtë herë Kavuri për të festuar, një zonë turistike, plot gjelbërim, e cila ndërthuret mrekullisht dhe me detin. Të mësuar tashmë me këto organizime dhe duke dashur të jenë kurdoherë bashkë, secili prej pjesëmarrësve kishte sjellë me vete dhe gatimet tradicionale të zonës së Myzeqesë duke bërë që të shijohet kjo ditë si në vendlindjen e tyre.

Tashmë kjo shoqatë do të ketë akoma dhe më shumë një zë përfaqësues në këshillin bashkiak të Fieritrmes kryetares së shoqatës Apolonia Elida Sopoti.