Italia është shokuar nga një ngjarje e rëndë. Një burrë ka masakruar bashkëshorten dhe dy djemtë e tij, Kevin 16 vjeç dhe Emanuel 5 vjeç.Më pas Giovanni Barreca murator 54 vjeçar ka telefonuar policinë për të rrëfyer krimin që ka ndodhur një ditë më parë, pikërisht 36 orë përpara se ai të dorëzohej.Sipas dëshmisë së tij krimin e kishte kryer pasi familja ishte ‘pushtuar’ nga djalli.
Gruaja u dogj dhe u varros ndërsa fëmijët u mbytën me zinxhir. Një tjetër vajzë 17-vjeçare ka arritur të shpëtojë veten, shkruan media italiane.