Elbasan- Përplasen nga mjeti nënë e bir në aksin Elbasan-Cërrik.
Nga specialistët u arrestua në flagrancë N. Y., 54 vjeç, banues në fshatin Gjergjan, Elbasan, pasi duke drejtuar automjetin tip “Benz”, në aksin rrugor Elbasan-Cërrik, ka aksidentuar Xh. L. dhe djalin e saj të mitur, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme.