Ballina Lajme Tonin Vocaj emërohet drejtori i Policisë së Tiranës

Tonin Vocaj emërohet drejtori i Policisë së Tiranës

1

Tonin Vocaj është emëruar drejtor i Policisë së Tiranës. Ai ka zëvendësuar në këtë detyrë, Lorenc Panganikën.

Vocaj kthehet në këtë detyrë për herë të dytë, të mbajtur më herët në vitet 2009-2010.

Prej disa muajsh, ai mbante postin e zv/Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë.

Këto vendime u morën gjatë mbledhjes së zhvilloi sot kreu i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku me shefat e sektorëve dhe komisariateve në ambientet e Drejtorisë së Policisë Tiranës.