Një automjet tip “Benz” është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të sotëm. Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 2:30 në lagjen e “Spitalit”, në Lezhë. Ende nuk dihet nëse zjarri është i qëllimshëm, apo për shkak të një defekti teknik.
Zjarrfikësit bërën të mundur shuarjen e flakëve. Mjeti u dogj vetëm në pjesën e përparme. Nga flakët u dëmtua edhe pjesa e parë e një mjeti që ishte parkuar aty pranë. Policia ndërkohë ndodhet në vendin e ngjarjes për zbardhjen e plotë të rrethanave.