62 nxenes dhe 32 femije parashkollore te shkolles “Darezeze e re” ne Darezeze te Fierit nuk kane shkuar ne shkolle, pasi godina eshte cilesuar e rrezikshme dhe jashte standardeve per zhvillimin e procesit mesimor. Sipas prinderve, shkolla nuk eshte demtuar nga termeti, por nga pesha e kohes dhe ata nuk e pranojne kete vendim. Nderkohe burime prane zyres se arsimit ne Fier thone se shkolla eshte inspektuar nga eksperte te Ministrise se infrastruktures dhe perfaqesues te Ministrise se Arsimit, te cilet kane arritur ne konkluzionin se shkolla duhet te qendroje e mbyllur deri ne riparimin e demeve.