Gjykata e Fierit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për Pranvera Isufaj.
“Arrest në burg” ka vendosur dhe për shtetasen Aleksandra Toska
Toska dhe Isufaj akuzohen nga prokuroria e Fierit për mbajtjen peng të një vajze nga Patosi dhe shfrytëzimin e saj për prostitucion.
Si bashkëpunëtore në këtë krim është dhe 17-vjeçaria A.D, për të cilën gjykata ka caktuar masën e sigurisë “arrest në shtëpi”.
Ndërsa gjykata ka vendosur shpalljen në kërkim të Arbër Mehmetit, pronarin e clab “Cassablanca” në Fier.
Mehmeti dhe tre vajzat e tjera mbanin peng shtetasen Sadije.M nga Patosi, të cilën për dy muaj e kanë shfrytëzuar për prostitucion nga disa banesa dhe në ambjentet e clabit “Cassablanca” në Fier.