Ballina Bota Sherri mes dy familjeve kthehet në tragjedi, 9 të vdekur dhe 2...

    Sherri mes dy familjeve kthehet në tragjedi, 9 të vdekur dhe 2 të plagosur në Turqi

    0

    Nëntë persona janë vrarë dhe dy janë plagosur në Turqinë juglindore gjatë një mosmarrëveshjeje mbi pretendimet territoriale.

    Sipas autoriteteve, mosmarrëveshja shpërtheu midis dy familjeve që po grindeshin për pronësinë e një ferme prej 20 hektarësh në rrethin Bismil në provincën me mbizotërim kurd të Dijarbakirit.

    Imazhet e transmetuara nga mediat turke tregojnë trupat e gjashtë burrave të shtrirë në një arë me grurë të korrur, ku tre prej tyre mbanin automatikë kallashnikov.

    Sipas agjencisë turke të lajmeve DHA, mosmarrëveshja u përshkallëzua pasi një nga familjet ndezi zjarrin në parcelën në fjalë.