Ballina Vendi Sherr mes të rinjve në Ksamil, djemtë dhunojnë me shkopinj bashkëmoshatarin

Sherr mes të rinjve në Ksamil, djemtë dhunojnë me shkopinj bashkëmoshatarin

1

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Ksamil. Ngjarja është evidentuar pas një video-je që po  qarkullon në rrjetet sociale. Aty shfaqet një grup me të rinj që dhunojnë me shkopinj një bashkëmoshatarin e tyre. Videoja është publikuar fillimisht në Tik Tok, më pas është pasqyruar dhe në media.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur në Ksamil pranë plazhit në zonën e njohur si Tre Ishujt. Siç shihet në video, të rinjtë që duhet të jetë të moshës 16-18 vjeç kanë shkopinj në duar dhe dhunojnë një tjetër.