Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i SHBA-së, Jake Sullivan thotë se SHBA-ja do të përgjigjet ndaj Rusisë pas vrasjes së gazetarit amerikan teksa raportonte pranë Kievit.
Lajmi për vdekjen ishte “tronditës dhe i tmerrshëm”, tha ai, dhe zyrtarët amerikanë do të konsultohen me zyrtarët ukrainas për të përcaktuar si ndodhi vrasja.