Ballina Bota SHBA/ Meksikani vret 5 fqinjët e tij, mes tyre edhe një fëmijë

    SHBA/ Meksikani vret 5 fqinjët e tij, mes tyre edhe një fëmijë

    3

    Një person ka vrarë pesë fqinjët e tij midis tyre edhe një fëmijë 5-vjeçar. Vrasja ndodhi pas një sherri që lindi mes tyre për shkak se autori qëllonte vazhdimisht me armë.

    Ngjarja ka ndodhur në Teksas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të gjithë viktimat janë nga Hondurasi.

    Gjithashtu,  në mesin e të vrarëve janë edhe dy gra të cilat kanë mbetur të vdekura gjatë përpjekjes së tyre për të mbrojtur fëmijët e tyre të cilët i mbijetuan sulmit me armë.

    I dyshuari, që besohet të jetë meksikan, i quajtur Francisco Oropez, 38 vjeç. Ai është ende në arrati dhe mendohet se është i armatosur.  Mbi të rëndojnë pesë akuza.

    Policia po përdor qen dhe një dron për të kapur të dyshuarin, i cili besohet se fshihet në një pyll aty pranë. Sipas policisë, autori është konfliktuar me fqinjët e tij duke thënë se “po qëlloj në oborrin tim dhe bëj çfarë të dua në rezidencën time”.

    Pasi të dyja palët u kthyen në shtëpitë e tyre, personi i armatosur filloi të qëllonte në drejtim të shtëpisë së tyre, ku ndodheshin 10 persona në atë moment, ku 5 prej tyre mbetën të vdekur së bashku me një fëmijë.

    Ngjarja vjen disa ditë pasi 9 persona u plagosën pas të shtënave gjatë një feste adoleshentësh në Teksasin perëndimor, transmeton BBC.

    Dy javë më parë, katër të rinj u qëlluan për vdekje gjatë një festë në një ditëlindje në Alabama. Sipas Qendrave të SHBA për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, incidentet e tilla janë shkaku kryesor i vdekjeve të fëmijëve dhe adoleshentëve amerikanë.

    /rtsh.al/