Këtë të martë Tirana do të jetë e ‘blinduar’ nga masat e rrepta të sigurisë të marra për mbarëvajtjen e samitit BE-Ballkani Perëndimor.
Duke nisur nga ora 06:00 e mëngjesit deri në orën 18:00 do të jenë të bllokuar akset “Rinas Qafë- Kashar, autostrada Tiranë-Durrës, sheshi ‘Shqiponja’, unaza e Astirit, Kopshti Botanik, rrethrrotullimi i Saukut, rrethrrotullimi te ‘Varrezat e Dëshmorëve’, rruga e Elbasanit deri në urën e ‘Elbasanit’.
Në akset e lartpërmenduara nuk do të lejohet qarkullimi i makinave dhe as parkimi. Gjithashtu do të jenë të bllokuara edhe rrugët që lidhin rrugën e Elbasanit me rrugën ‘Papa Gjon Pali II’.
Sa i përket kalimit të banorëve të zonës në zonat e perimetrit të sigurisë, policia ka lajmëruar se nuk do të ndalohet kalimi i këmbësorëve. Ndërsa, për punonjësit e institucioneve dhe subjekteve që ndodhen në perimetrin e ngushtë të sigurisë rreth stadiumit ‘Air Albania’ do t’u kërkohet edhe karta e identitetit. Njëjtë edhe për rezidentët, ata do të verifikohen nga polici i zonës për t’u futur në perimetrin e ngushtë të sigurisë.
Perimetri i Sigurisë kap këto akse:
-Bulevardi “Dëshorët e Kombit”, nga ura e Dajtit deri te Sheshi “Nënë Tereza”;
-Bulevardi “Bajram Curri” nga kryqëzimi me rrugën e “Elbasanit” deri te kryqëzimi me rrugën “Ibrahim Rugova”;
-Rruga “Papa Gjon Pali II” nga ETC-RTSH-Stadium;
-Rruga “Dervish Hima”;
-Rruga “Asim Zeneli”;
-Rruga “Themistokli Gërmenji”, pranë rrugës së Elbasanit dhe te kryqëzimi afër rrugës “Papa Gjon Pali II”;
-Rruga “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi i Liceut deri te rruga e “Elbasanit”.
-Rruga “Mustafa Matohiti”, pranë shkollës “Kosova”;
-Rruga “Jul Variboba”, pranë postës, në rrugën e Elbasanit dhe rrugën “Papa Gjon Pali II”;
-Rruga “Fatmir Haxhiu”, te ETC;
-Rruga “Lekë Dukagjini”, nga sheshi “Frederik Shopen”, deri te stadiumi “Air Albania” dhe përreth stadiumit;
-Rruga “Skerdilajd Llagami”
-Rruga “Faik Konica”.
-Ndalim të qarkullimit të automjeteve do të ketë edhe në aksin rrugor;
-Rinas – Mbikalimi i Kasharit – Autostrada “Durrës – Tiranë” – Ish-sheshi “Shqiponja” – Unaza e Tiranës – Rrethrrotullimi i Saukut – Rrethrrotullimi pranë Akademisë së Policisë – Pallati i Brigadave – Rrethrrotullimi i qytetit “Studenti”, deri tek kryqëzimi me bulevardin “Bajram Curri”.
-Kufizime të qarkullimit të automjeteve të tonazhit të rëndë, do të ketë në aksin rrugor “Shkodër – Lezhë – Milot – Thumanë – Fushë Krujë – Vorë”.
Ndërkaq, po në kuadër të masave të marra për Samitin nga ora 06:00 e mëngjesit nisi pezullimiiI linjave urbane në Tiranë, pezullim që do të qendrojë deri në orën 20:00 të mbrëmjes.
Në njoftimin e bashkisë, thuhet se vetëm autobusët e unazës së vogël do të qarkullojnë, por me itinerar të shkurtuar.
Ndërkohë edhe pse shumë rrugë të kryeqytetit janë të bllokuara, opozita, nuk është tërhequr, por ka njoftuar se do të mbajë një protestë ditën e sotme në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit