Ka nisur Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike.
Pak çaste më parë në sallën e pallatit të Kongreseve ka hyrë edhe lideri historik i PD, Sali Berisha.
Menjëherë sapo ai ka hyrë e gjithë salla është ngritur në këmbë dhe me duartrokitje e brohoritje ka thirrur: O Sali o hero gjithë Shqipëria ty të do!
Më pas ish-kryeministri Sali Berisha ka zjedhur të ulet krah dy zonjave ku po mbahen punimet e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike. Njërën prej tyre është bashkëshorten e tij, Liri Berisha. Zonja tjetër është Albana Vokshi.