Ballina Vendi Ryanair do të ulë tarifat e biletave pas rënies së fitimeve me...

Ryanair do të ulë tarifat e biletave pas rënies së fitimeve me 50%

87

Kompania ajrore “Ryanair” thotë se pret që çmimet e verës të jenë shumë më të ulëta se vitin e kaluar, pasi fitimet në linjën ajrore ranë me pothuajse 50%.

Ryanair tani pret që tarifat midis korrikut dhe shtatorit të jenë “materialisht më të ulëta” se vitin e kaluar.
Zyrtari kryesor financiar Neil Sorahan tha se ai mendonte se konsumatorët thjesht po tregoheshin “pak më të kursyer, pak më të kujdesshëm” me paratë e tyre.

Ai shtoi se pas dy vitesh rritjeje të kërkesës për udhëtime, “ka pak kthim”.

“Çmimet tani janë duke u bërë më të ulëta se një vit më parë dhe fitimi vazhdon të përkeqësohet,” tha shefi i saj Miçael O’Leary në një prezantim duke njoftuar rezultatet e tij të fundit .

Megjithatë, rezultatet e dobëta tregojnë një bum çmimesh, kjo pasi pandemisë që gëzojnë linjat ajrore mund t’i vijë fundi, me kompanitë e tjera ajorore të cilat kohët e fundit kanë paralajmëruar për rënien e çmimeve të biletave.

Ryanair është një kompani ajrore që ka filluar të operojë në vendin tonë në tetor të vitit 2023.