Forcat ruse kanë vijuar sulmet gjatë natës në Ukrainë, duke vrarë 3 persona e duke plagosur 13 të tjerë. Rusia ka lëshuar raketa në qytetin port të Odesës, duke u marrë jetën 3 personave, ndërsa Komanda Jugore e Ukrainës paralajmëroi se njerëzit mund të jenë ende të bllokuar nën rrënoja në vendet e sulmeve.
Gjatë fjalimit të tij gjatë natës, Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha partnerët duhet të sigurojnë që Ukraina të ketë sisteme të mjaftueshme të mbrojtjes ajrore dhe avionë luftarakë modernë.
Të martën, SHBA njoftoi një ndihmë shtesë në vlerë prej 235 milionë dollarësh (186 milionë £) për Ukrainën, duke përfshirë mbrojtjen e saj ajrore.
Ndërkohë në Rusi, Presidenti Vladimir Putin u shpreh se humbjet e Kievit po i afroheshin niveleve “katastrofike”, teksa theksoi se humbjet e trupave të Ukrainës ishin dhjetë herë më të mëdha se ato të Rusisë.
/rtsh.al/