Ballina Bota Rusia intensifikon sulmet/ Zelensky: Situata ushtarake po bëhet gjithnjë e më e...

    Rusia intensifikon sulmet/ Zelensky: Situata ushtarake po bëhet gjithnjë e më e vështirë rreth Bakhmutit

    1

    Situata ushtarake po bëhet gjithnjë e më e vështirë rreth Bakhmutit. Kështu ka deklaruar presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në një fjalim të mbajtur mbrëmjen e së hënës. Zelensky bëri me dije se forcat ruse po shkatërrojnë gjithçka që mund të përdorej nga forcat ukrainase për të siguruar mbrojtjen,.

    “Drejtimi Bakhmut – situata po bëhet gjithnjë e më e vështirë. Armiku po shkatërron vazhdimisht gjithçka që mund të përdoret për të mbrojtur pozicionet tona, për të fituar një terren dhe për të siguruar mbrojtjen’, tha Zelensky.

    Zëvendësministrja e mbrojtjes e Ukrainës, Hanna Maliar, tha se Rusia “po rrit intensitetin e sulmeve të saj” duke përdorur “taktika të shkatërrimit total”.

    E thënë shkurt dhe thjesht: situata në front është e ndërlikuar. Ushtria armike po rrit intensitetin e sulmeve të saj. Situata më e vështirë mbetet në drejtimin Bakhmut. Gjatë operacioneve sulmuese, armiku përdor taktikat e rraskapitjes dhe shkatërrimit total. Në të njëjtën kohë, armiku po pëson humbje të konsiderueshme, duke humbur nga 600 në 1000 njerëz në ditë”, tha ajo, citon The Guardian.

    Ministria ruse e mbrojtjes pretendoi se forcat e saj shkatërruan një depo municionesh ukrainase pranë qytetit, pika qendrore e përparimeve të Rusisë në Ukrainën lindore, duke rrëzuar gjithashtu katër raketa Himars dhe pesë dronë të lëshuar nga forcat ukrainase.

    Rusia po përpiqet të rrethojë Bakhmutin, duke e detyruar Ukrainën të tërheqë garnizonin e saj. Kjo do t’i jepte Moskës çmimin e saj të parë të madh në më shumë se gjysmë viti pasi Rusia intensifikoi sulmet e saj në disa lokacione përgjatë frontit në lindje.

    Lufta e ashpër për qytetin industrial ka qenë beteja më e gjatë e pushtimit njëvjeçar të Rusisë. Trupat e Moskës e kanë bërë të qartë përparimin, ndonëse të ngadaltë, në veri dhe në jug të Bakhmutit, duke u përpjekur të ndërpresin forcat ukrainase brenda qytetit të shkatërruar, i cili dikur mbante rreth 75,000 njerëz.

    /rtsh.al/