Ballina Bota Rusia hedh në erë urën kyçe në rajonin e Luhanskut

    Rusia hedh në erë urën kyçe në rajonin e Luhanskut

    1

    Një zyrtar ukrainas ka thënë se Rusia ka hedhur në erë urën Krasna në rajonin lindor të Luhanskut ditën e sotme – një përpjekje e dukshme për të penguar forcat ukrainase, shkruan skynews.

    Guvernatori rajonal i Luhanskut, Serhiy Haidai tha se forcat ruse kanë frikë se ukrainasit janë afruar shumë ndërsa vazhdojnë kundërofensivën në rajon.

    Forcat ruse gjithashtu thuhet se hodhën në erë një urë tjetër pranë Kreminës ditën e djeshme.  Luftimet e ashpra po zhvillohen në rajonin e Luhanskut ndërsa Ukraina po përparon drejt qyteteve të pushtuara nga Rusia, Svatove dhe Kreminna.

    Gjithashtu rruga midis qyteteve është kryesisht nën kontrollin e Ukrainës, sipas autoriteteve ukrainase.