Ballina Bota Rusi, 13 të vdekur pas rrëzimit të aeroplanit luftarak në një ndërtesë...

    Rusi, 13 të vdekur pas rrëzimit të aeroplanit luftarak në një ndërtesë banimi.

    2

    Të paktën 13 persona kanë vdekur pas rrëzimit të një aeroplani luftarak rus në një ndërtesë banimi në qytezën jugore të Rusisë, Jeisk, kanë thënë zyrtarët.

    Dy pilotët e aeroplanit Su-34, kanë dalë jashtë tij, para se aeroplani të godiste ndërtesën dhe të shkaktonte një zjarr të madh.

    Ministria ruse për Emergjenca ka thënë se tre fëmijë janë në mesin e viktimave.

    Zyrtarët kanë thënë se 68 persona janë shpëtuar nga zjarri në ndërtesën nëntëkatëshe.

    “Sipas raportimeve nga pilotët, arsyeja e rrëzimit ka qenë zjarri në një prej pajisjeve të aeroplanit gjatë uljes në tokë”, ka thënë Ministria ruse e Mbrojtjes.

    Në disa pamje janë parë banorët lokalë duke tentuar t’i ndihmojnë njërit prej pilotëve, i cili shihet i shtrirë në tokë, me një parashutë mbrapa tij.

    Qyteza Jeisk gjendet afër zonës së luftës në lindje të Ukrainës dhe qytetit të shkatërruar të Mariupolit.

    Kremlini ka urdhëruar autoritetet kombëtare dhe rajonale për të ofruar “gjithë ndihmën e nevojshme” për viktimat.

    Komiteti Hulumtues i Rusisë ka thënë se ka hapur hetime penale dhe se hetuesit janë dërguar në skenën e sulmit./rel

    Top Channel