Ballina Vendi Rruga kryesore që përshkon qendrën e Dërmenasit, një shembull sesi do të...

Rruga kryesore që përshkon qendrën e Dërmenasit, një shembull sesi do të jetë investimi nga hekurudha në dalje të qytetit deri në bregdetin e Semanit.

3

Qendra e Dermenasit tashmë është shembulli se si do të vazhdojë projekti në investimin e pritshëm të aksit rrugor nga hekurudha në dalje të qytetit të fierit deri në bregdetin e Semanit. Sot qendra e Dermenasit të ofron parametrat më të mira të një investimi rrugore sa në drejtim të asfaltimit të saj, gjerësisë, me elementët e korsive të biçikletave, me trotuare, ndriçim nga fillimi deri në fund të këtij aski rrugor.

E mirëstudiuar në detaje, tashmë me përfundonim të kësaj rruge banorët do të kenë mendësinë të njihen akoma dhe më mirë me ambicien e bashkisë së Fierit dhe kryetarit të saj Armando Subashi për shndërrimin e tyre në rrugë dhe qendër moderne dhe jetesë më cilësore për gjithë komunitetin. Por në njësinë administrative të Dermenasit që në mandatin e parë të kryebashkiakut Subashi janë kryer një sërë investimesh që kanë qenë të foksuara si në arsim, kanalizime, ujësjellës dhe rrugë sa kryesore dhe në brendësi të fshatrave.

Që në mandatin e tij të parë Subashi i hodhi sytë në shkollën 9-vjeçare në Dermenas duke kryer si rikonstruksionin e saj, por edhe plotësimin me bazë të re materiale dhe akomoduese. Ndërtimi i Urës Dermenas iu përshtatet investimit në rrugën Fier – Seman – Bregdet duke nxitur turizmin e bujqësinë dhe afron detin në ekonominë. Investiem nga bashkia e Fierit janë kryer edhe në drejtim të veprave bonifikuese, të kryera tashmë në fokus të punës së përditshme të Bashkisë Fier si në rastin e kanalit vaditës e kullues në Havaleas, dega Dermenas.

Me një gjatësi prej 18 km, me shtrirje nga fshati Havaleas deri në Sektor Seman, rehabilitimi i këtij kanali solli ndikim në shfrytëzimin e mijëra ha tokave bujqësore. Përveç pastrimit dhe sistemimit të skarpateve, kanali iu nënshtrua veshjes së plotë me material rezistent beton, në bazë dhe shpate për një mirëfunksionim afatgjatë.

Ky investim ishte shembulli i një sistemi të plotë bonifikues që i shërben cilësisë së tokës dhe prodhimit. Shumë shpejt fermerët e kësaj zone do të nisin përdorimin e tokave të tyre, dikur orizore, të cilat sot në mungesë të këtij sistemi bonifikues janë kthyer në moçalishte.

Rruga “Sulo Gega”, Njësia Administrative Dermenas është një tjetër rrugë dytësore në zonat rurale që iu nënshtruar përmirësimit infrastrukturor. Rruga me gjatësi mbi 700 metra nuk kishte njohur asnjë investim dhe u shërbente rreth 350 banorëve të kësaj zone. Së fundi një front pune në drejtim të investimeve në infrastrukturë është ajo në rrugën kryesore të fshatit Sulaj në njësinë administrative të Dermenasit në të cilën janë duke u kryer punimet e fazës së fundit.

Gjatë inspektimit të punimeve kryetari i bashkisë së Fierit Armando Subashi ka bërë të ditur se pas përfundimit të karikimit me çakëll dhe stabilizant brenda një jave, pas kryerjes së procesit të ngjeshjes së materialeve, do të kalohet në asfaltim duke përfunduar kështu këtë investim. Në këtë zone janë një shumësin investimesh që janë kryer sa nga të ardhurat e bashkisë së Fierit, por edhe në bashkëpunim me qeverinë dhe donatorët./Tv Kombi/