Ballina Vendi Rritet zhvillimi i blegtorisë në bashkinë e Fierit në saj të mbështetjes...

Rritet zhvillimi i blegtorisë në bashkinë e Fierit në saj të mbështetjes së bizneseve me grande qeveritare.

2

Vëllezërit Lalaj në Libofshë shembull i mbarështimit të gjedhëve në biznesin e tyre. Një tjetër shembull i zhvillimit të biznesit në drejtim të blegtorisë shënohet në Libofshë nga vëllezërit Lalaj të cilët kanë arritur të ngrenë dhe menaxhojnë biznesin e mbarështimit të lopëve.

Me investimet që ata kanë kryer në këtë biznes kanë arritur që të krijojnë një model cilësor të sipërmarrjes në fushën e blegtorisë. Me 450 krerë lopë të cilat përdoren për prodhimin e qumështit, me zinxhirin e mëshqerrave dhe viçave ata menaxhojnë një sasi deri në 900 krerë bagëti në biznesin e tyre. Mesatarisht ata marrin 40 litra qumësht në ditë për krerë.

Në drejtim të ushqimit të bagëtive i kushtohet rëndësi e veçantë përdorimit të kompostove ushqimore që krijohet nga foragjeret dhe koncentratet ushqimore duke ruajtur kështu të ushqyerit bio. Ndërkohë që një kujdes i kushtohet menaxhimit të mbetjeve shtazore të cilat shpërndahen në sipërfaqet e tokave bujqësore duke siguruar kështu dhe plehërimin bio të saj.

Po i modernizuar paraqitet edhe procesi i mjeljes së lopëve duke pasur secila prej tyre parametrat e automatizuara të sasisë së qumështit që merret prej tyre. Procesi i punës në drejtim të mbarështimit të gjedhëve, të mjeljes së tyre përfundon në pikën e përpunimit të prodhimit duke sjellë kështu një cikël të mbyllur të përpunimit, të prodhimit duke kaluar në sistem të automatizuar që fillon me pasterizimin e qumështit, centrifugimi bakterial për të dalë në treg me qumësht dhe kos bio të prodhuar në këtë biznes, por edhe me djathë të bardhë të zakonshëm dhe atë kaçkavall.

Në inspektimin e këtij biznesi nga ana e deputetit Taulant Balla dhe kryebashkiaku Armando Subashi janë përgëzuar për arritjet e shënuara në këtë drejtim.

Ndërkohë që është pohuar fakti se projektet e mbështetjes së bujqësisë do të jenë të vazhdueshme nga ana e qeverisë shqiptare për iniciativa të tilla duke synuar rritjen e krerëve të bagëtive të imta dhe gjedhëve./Tv Kombi/