Numri i të vdekurve nga tërmetet shkatërruese që goditën Turqinë jugore muajin e kaluar është rritur sërish duke arritur shifrën katastrofale prej 50.096, njoftoi zyrtari i agjencisë për menaxhimin e fatkeqësive në Turqi.
Yunus Sezer, kreu i Presidencës së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), tha se 107.204 njerëz u plagosën.
Raportohet se 9,881 viktima të tërmetit vazhdojnë të marrin trajtime në spitale. Sipas ministrit të Shëndetësisë, 1834 persona janë në reparte të kujdesit intensiv.
Më 6 shkurt, dy tërmete shkatërruese me magnitudë 7,7 dhe 7,6 ballë Rihter goditën 11 provinca turke – Adana, Adıyaman, Diyarbakır, Elazığ, Hatay, Gaziantep, Kahramanmaraş, Kilis, Malatya, Osmaniye dhe Şanlıurfa.
Më shumë se 13,5 milionë njerëz në Türkiye janë prekur nga tërmetet shkatërruese, si dhe shumë të tjerë në Sirinë veriore.