Rastet e fëmijëve të prekur nga koronavirus po rriten. Krahasuar me të njëjtën periudhe të një viti më parë, rezultojnë disa fish më shumë.
“Tani realisht infektohen fëmijët dhe infektojnë dhe prindërit, raste kemi dhe janë kryesisht të moshave pediatrike, duke filluar nga mosha 5 vjeç e lart, dhe nxënësve të shkollave, nuk kanë qenë raste me klinikë të rënduar, thjesht temperaturë, dhimbje muskujsh, lodhje, anoreksi ndonjëherë dhe të vjella”.
Bashkëqarkullimi i Covid me virozat e stinës po e vështirëson situatën dhe për të vegjlit.
“Ka raste që bashkëngjiten, kemi një infeksion Covid të bashkangjitur me viroza të stinës dhe periudha që i duhet pacientit të marr veten shkon 2 javë 3 dhe ndonjëherë kalon dhe përtej përfundimit të mjekimit”.
Vaksinimi edhe për te fëmijët mbetet një pikë kyçe por prindërit janë ende skeptik.
Mjeket apelojnë për vaksinim të fëmijëve 12-15 vjeç që kanë sëmundje të tjera dhe po ashtu dhe për ata që janë të shëndetshëm dhe kanë mbushur moshën 16 vjeç.