Ballina Vendi Rritet numri i bizneseve në Fier me një qark të mbyllur të...

Rritet numri i bizneseve në Fier me një qark të mbyllur të prodhimit deri në përpunim. Balla dhe Subashi vizitë në kompleksin e pularisë të Shenasi Sadikajt në Levan.

7

Fieri përveç cilësisë së prodhimeve bujqësore tashmë është i njohur në mbarë vendin për rritjen e shpendëve si për vezë dhe për prodhimin e mishit. Prodhimi vendas cilësohet si një ndër më të mirët në tregun e përditshëm të tregtimit tyre në çdo njësi shërbimi.

Një prej këtyre bizneseve është i përqendruar në njësinë administrative të Levanit nën kujdesin e biznesmenit Shenasi Sadikaj, i cili në kompleksin e rritjes dhe tregtimit të shpendëve rrit një numër të konsiderueshëm pulash si për vezë ashtu dhe për mish. Ai me pularinë e tij prej 15 vitesh mbulon një pjesë të konsiderueshme të tregut vendas me mish të freskët.

Gjatë bashkëbisedimit të deputetit Taulant Balla dhe kryebashkiakut Armando Subashi me biznesmenin Sadikaj është mësuar që aktualisht ai ka në rritje 11 mijë krerë zogj, të gjithë për tregun e mishit. E nisur si një biznes i vogël sot synohet shtimi i sipërfaqeve të kapanoneve të rritjes së shpendëve gjë që është një tregues pozitiv i mbarëvajtjes së biznesit të tij.

Balla ka vlerësuar faktin se të dy biznesit ai i Shenasi Sadikaj dhe ajo e firmës “Driza” janë dy nga furnizuesit kryesor të tregut shqiptar me prodhimet të freskëta . Tashmë, në një numër biznesesh në bashkinë e Fierit është rritur numri i tyre që zotërojnë një cikël të mbyllur të prodhimeve qoftë bujqësore, agrikulturë apo edhe në blegtori. Kështu edhe me biznesin e këtij kompleksi të pulave nuk bëhet vetëm rritja e zogjve për mish, por dhe therja e tyre dhe nxjerrja në treg./Tv Kombi/