Bilanci tragjik i personave që humbën jetën pas tërmeteve në Siri e Turqi është rritur. Mësohet se ka shkuar në mbi 36,000 numri i viktimave nga tërmeti që goditi një javë më parë Turqinë dhe Sirinë. Përafërsisht 2,000 viktima të tjera janë raportuar nga autoriteti i menaxhimit të fatkeqësive të Turqisë. Kjo do të thotë se 31,643 njerëz kanë humbur jetën në vend. Në Siri, 4,574 njerëz janë raportuar të vdekur.
Agjencia Shtetërore e Lajmeve Anadolu njoftoi se të paktën 41 persona u shpëtuan nga nën rrënojat në Turqi midis orës së 141 dhe 163 pas goditjes së tërmetit. Ekipet e kërkim shpëtimit vazhdojnë të kërkojnë për të mbijetuar në rrënoja.