Ballina Lajme Social Rriten në mënyrë të pashpjegueshme vdekjet pas pandemisë,shtohen sëmundjet e zemrës

Rriten në mënyrë të pashpjegueshme vdekjet pas pandemisë,shtohen sëmundjet e zemrës

1

Po ndodh pas pandemisë dhe kjo i ka vënë përpara një sfide shkencëtarët. Kërcënimi nga Covid mund të jetë zvogëluar, por shqetësime të tjera po ngrihen në lidhje me numrin e lartë të vdekjeve totale që po regjistrohen gjatë muajve të fundit në Britaninë e Madhe.

Sipas BBC, të dhënat nga statistikat për Mbretërinë e Bashkuar tregojnë se gjatë 10 javëve të fundit numri ka qenë 12% më i lartë se sa pritej, bazuar në mesataren e viteve të mëparshme.

Vdekjet e lidhura me Covid-in janë – siç kanë qenë për pjesën më të madhe të vitit të kaluar – mjaft të ulëta, duke përbërë rreth 4% të vdekjeve në korrik, duke e radhitur të gjashtin për shkaktarët më të mëdhenj të vdekjeve, raporton abcnews.al.

Pra, çfarë tjetër mund të jetë duke shkaktuar këtë rritje të fortë?

Moti i nxehtë që ka përjetuar vendi javët e fundit është një faktor – edhe pse i vogël, sipas mediave lokale.

Të dhënat nga Zyra për Statistikat Kombëtare tregojnë në ditët me nxehtësi ekstreme – rreth gjysma e ditëve gjatë korrikut – normat e vdekjeve ishin më shumë se 6% më të larta në Angli sesa ishin në ditët e tjera.

Faktorët që mund të kenë ndikuar

Një çështje tjetër është plakja e popullsisë. Të dhënat kryesore të vdekjeve të tepërta nuk marrin parasysh faktin se tani ka më shumë të moshuar. Kjo mund të jetë përgjegjëse për më shumë se gjysmën e vdekjeve të tepërta.

Po pjesa tjetër? Një teori është se njerëzit kanë mbetur me imunitet më të dobët për shkak të Covid.

Hulumtimet tregojnë se infektimi nga Covid rrit rrezikun për sëmundje të zemrës më pas.

Pandemia ka çuar gjithashtu që njerëzit të bëhen më të predispozuar të sëmurën prej konsumimin e alkoolit dhe niveleve të mungesës së aktivitetit fizik në rritje.

Dhe në fazat e hershme të pandemisë, shumë njerëz qëndruan larg shërbimit spitalor duke bërë që vizitat te mjekët të binin me 50%, raportom abcnews.al.

Rënia e numrit të vizitave ka rritur frikën për një rritje të diagnozave të vona për kancerin dhe një përkeqësim të sëmundjeve kronike, të tilla si sëmundjet e zemrës.

Nuk ka ende shenja të rritjes së vdekjeve nga kanceri – ndoshta mund të duhen disa vite për t’u konstatuar, por Macmillan Cancer Support vlerëson se ka ende më shumë se 30,000 raste të munguara të kancerit – njerëz që ende nuk janë diagnostikuar dhe shanset e të cilëve për mbijetesë do të vihen në rrezik nëse diagnistokohen me vonë. BBC