Sipërfaqet e bashkisë së Fierit mund të cilësohen tokë e bekuar sa i përket rritjes dhe prodhimit të ullirit Prodhimi vendas i ullinjve, mbulon nevojat e konsumit në tregut fierak dhe një pjesë e konsiderueshme e këtij prodhimi kalon në përpunim për vaj ulliri.
Investimet në industrinë përpunuese të vajit të ullirit, kanë përmirësuar cilësinë e standardet e këtij produkti i cili tashmë është mjaft i kërkuar edhe për eksport edhe në tregjet europiane. Afrim Beqiraj është një nga banorët e Portëzës që pas disa vitesh në emigracion, u kthye në vendlindje bashkë me djemtë e tij, për të ngritur një biznes familjar.
Dhe ia doli mbanë! E nisi punën me një punishte të vogël, kurse sot ka ngritur një nga fabrikat më të mëdha të vajit të ullirit në zonë. si ky investim numërohen disa të tilla në bashkinë e Fierit si fabrika e vajit të ullirit “Nazëraj”.
Ky biznes është fabrikë që kryen përpunimin e ullirit dhe shitjen e vajit të ullirit direkt nga fabrika. Ajo ndodhet përgjatë rrugës rrugës Fier-Cakran, apo fabrika e vajit në Kreshpan me një teknologji italiane të përpunimit të ullirit kokërr. Industria agropërpunuese e ullirit në bashkinë e Fierit njeh edhe përpunim të ullirit në kompanisë së përpunimit të ulliri “Cakran Olives” ku bëhet mbushja e tij me bajame, speca dhe hudhër dhe më pas eksportohet në tregjet e Europës dhe botës.
Kultura e ullinjve në Shqipëri është një traditë shekullore. Prodhimi vitet e fundit po mbështetet intensivisht edhe nga qeveria. Subvencionet e qeverisë po mbështesin fermerët për shtimin e sipërfaqeve të mbjella me ullinj, për përmirësimin e mekanizimit dhe rritjen e kapaciteteve të prodhimit të vajit të ullirit./Tv Kombi/