Ballina Lajme E marta e 6 dhjetorit,ditë pushimi?/ Ministrja Kushi sqaron nxënësit dhe qytetarët

E marta e 6 dhjetorit,ditë pushimi?/ Ministrja Kushi sqaron nxënësit dhe qytetarët

1

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka reaguar në lidhje me aludimet se e marta e 6 dhjetorit, kur në Tiranë mbahet Saimiti BE-Ballkani Perëndimor, është pushim.

Me anë të një statusi në rrjetet sociale, Kushi deklaron se nuk ka asnjë arsye për të ndaluar procesin mësimor, ndaj thekson se mësimi do të vijojë normalisht në të gjitha shkollat e Tiranës.

“E detyruar nga pyetja e vazhdueshme “A do jenë pushim shkollat në datën 6?” po e ripërsëris se ditën e martë, datë 6 dhjetor, mësimi do të vijojë normalisht në të gjitha shkollat e Tiranës.

Samiti BE-Ballkani Perëndimor, i cili do të mbahet në Tiranë më 6 dhjetor është një ngjarje e jashtëzakonshme dhe historike për Shqipërinë. Për herë të parë, të gjithë liderët e BE-së mblidhen në një vend jashtë BE-së për një samit të Këshillit Evropian. Ky është nder dhe vlerësim i madh për vendin tonë, por s’ka arsye për të ndaluar procesin mësimor. Madje i ftoj të gjithë mësuesit, në të gjithë vendin, që ta shfrytëzojnë këtë ditë kaq të veçantë për të ndarë me nxënësit opinionet për rrugëtimin e vështirë evropian të atdheut tonë.

Ndjesë për të gjithë ata që mund të jenë keqinformuar nga media të ndryshme, rrjetet sociale apo burime të tjera jozyrtare dhe mësim të mbarë!”, thekson ministrja./ B.A. – CNA.al