Ballina Bota Rrëzohet helikopteri mbi çerdhen e fëmijëve në Kiev, humbin jetën 18 persona,...

    Rrëzohet helikopteri mbi çerdhen e fëmijëve në Kiev, humbin jetën 18 persona, mes tyre Ministri i Brendshëm dhe 2 zyrtarë të tjerë

    3

    Të paktën 18 persona kanë humbur jetën nga rrëzimi i një helikopteri pranë çerdhes së fëmijëve në qytetin e Kievit, Brovary, mes të cilëve dhe Ministri i Brendshëm ukrainas Denis Monastyrsky, zëvendësi i tij Yevhen Jenin dhe Sekretari i Shtetit.

    Kreu i komandës ushtarake rajonale të Kievit, Oleksiy Kuleba, ka reaguar menjëherë pas tragjedisë, duke bërë me dije se mes viktimave janë dhe tre fëmijë, ndërsa shtoi se numri I të plagosurve ka shkuar në 29, ku ndër to, 15 janë të mitur.

    Tragjedi në Brovary. Numri i viktimave u rrit. Që nga ora 10:30 – 18 të vdekur, duke përfshirë tre fëmijë. Bëhet e ditur për 29 të plagosur, mes tyre 15 fëmijë. Viktimave u ofrohet e gjithë ndihma e nevojshme. Të gjitha shërbimet e urgjencës janë në vend”, tha Kuleba.

    Ndrësa këshilltari e ministrit të Brendshëm, Anton Gerashchenko, ka postuar një video të vendit të përplasjes, i cili tregon flakët që mbështjellin një ndërtesë me rrënoja në anën e saj.

    “Miqtë e mi, shtetarë të Ukrainës – ministri i punëve të brendshme Denys Monastyrskiy , Yevhen Yenin dhe Yuriy Lubkovych vdiqën në një përplasje me helikopter të Shërbimit Shtetëror të Emergjencave në Brovary. Të gjithë në bordin e helikopterit gjithashtu vdiqën. Të gjithë ata që ishin në bordin e helikopterit ishin patriotë të Ukrainës, secili mbrojti dhe forcoi Ukrainën në vendin e vet. Ne do t’ju kujtojmë gjithmonë. Familjet tuaja do të jenë gjithmonë nën mbrojtjen e miqve dhe shtetit. I përjetshëm kujtimi për ju miq”, shkruan ai.

    Helikopteri i përkiste shërbimeve të emergjencës shtetërore të Ukrainës, megjithëse shumë nga detajet e incidentit mbeten të pakonfirmuara për momentin.

    /rtsh.al/