Bashkia e fokusuar në zgjidhjen e problemit të ndotjes mjedisore. Përfundimit i fazës së parë të investimeve mbi lumin Gjanicë dhe plotësimi i dekorit të saj me gjelbërim, ndriçim, shëtitore ka sjellë një tjetër pamje në qendrën e qytetit të fierit, por edhe më gjerë.
Nga ky investim ka shpëtuar një herë e përgjithmonë situata problematike që përjetonin banorët e kësaj zone në kohën e shirave dhe të përmbytjeve. Sot, ky projekt vazhdon zbatimin e tij në fazën e dytë nga ura me shkallë drejt urës së Sheqit.
Aktualisht është duke u punuar me intensitet në pjesën e dytë të këtij investimi dhe po shkohet drejt përfundimit të punimet për ndërtimin e dy shëtitoreve për këmbësorët përgjatë lumit Gjanica. Pas përfundimi të rehabilitimit të shtratit të lumit nga qendra e qytetit deri te ura e sheqit në një gjatësi mbi 2.5 km shëtitoret, gjelbërimi dhe ndriçimi do t’i japin një frymëmarrje të re zonës për t’a bërë këtë zonë edhe më tërheqëse.
Me të drejtë kantieri i fazës së dytë cilwsohet si ai i transformimit rrënjësor të aksit lumor që deri dje ishte i bllokuar e i mbindotur të Gjanicës, në një rrugë frymëmarrjeje të gjelbër që përshkon Fierin e Rilindur. Ndërkohë që në qendër të vëmendjes së bashkisë së Fierit mbetet përmirësimi i situatës së ndotjes nga rrjedhjet hidrokarbure të cilat janë shqetësuese sidomos në kohë me reshje për banorët të cilët nuk e dëshirojnë këtë situatë të krijuar mbi këtë investim kolosal për jetën e tyre./Tv Kombi/