Ballina Bota Rishi Sunak shpallet kryeministri i ri i Britanisë së Madhe

    Rishi Sunak shpallet kryeministri i ri i Britanisë së Madhe

    1

    Pak minuta më parë Rishi Sunak është shpallur zyrtarisht kryeministri i ri i Britanisë së Madhe, pasi Penny Mordaunt u largua nga gara e lidershipit konservator dhe mbështeti Sunak.

    Njoftimet i bëri kryetari i konservatorit “Komiteti 1922”.

    Pati brohoritje të forta dhe goditje në tavolina nga deputetët konservatorë në dhomë, ndërsa Sir Graham Brady njoftoi se kishin marrë vetëm një nominim për liderin e ri të partisë. Prandaj ai deklaroi Rishi Sunak si kreun e ardhshëm të partisë dhe tha se do t’u drejtohej deputetëve konservatorë së shpejti.

    Në orët e ardhshme zoti Sunak do të ketë një takim me Mbretin Charles III për të marrë zyrtarisht mandatin për formimin e qeverisë. Në të njëjtën kohë ai bëhet kryeministri më i ri dhe i parë me ngjyrë në Downing Street.

    Problemet me të cilat duhet të përballet.