Ballina Vendi Rikthehet ora verore, nga sot akrepat shkojnë 60 minuta para!

Rikthehet ora verore, nga sot akrepat shkojnë 60 minuta para!

3

Më shumë ditë dhe më pak natë. Kështu jemi mësuar të themi zakonisht kur ora verore rikthehet të dielën e fundit të marsit. Sot Shqipëria ka kaluar me orën verore dhe akrepat e orës kanë shkuar 60 minuta para natën ndërmjet të shtunës dhe të dielës 27 mars 2022. Orët që kërkojnë ndërhyrje manuale duhet të zhvendosen me një orë përpara, nga ora 2:00 deri në 3:00.

Pra do të flini pak më pak, por nga ana tjetër regjimi i ri do t’ju lejojë të përfitoni nga rrezet e diellit deri vonë, edhe falë zgjatjes së ditëve që sjell vera.

Ndryshimi i akrepave është një proces i unifikuar në gjithë vendet e Evropës. Ndryshimi i saj u vendos si ligj evropian në vitin 1981. Norma evropiane përcakton datat e fillimit të orës verore, ku akrepat lëvizin 60 minuta para dhe orës dimërore kur ato kthehen 1 ore pas.

Ndërrimi i orës ka qëllim kursimin e energjisë elektrike dhe shfrytëzimin e dritës se diellit. Pas ekuinoksit pranveror dita ka filluar të zgjatet dhe kulmin e saj e arrin në 22 qershor, me 15 orë ditë dhe vetëm 9 orë natë.