Në kuadër të strategjisë së zhvillimit të turizmit bregdetar bashkia e Fierit ka synuar në mënyrë të vazhdueshme përmirësimin e infrastrukturës rrugore. Pasuria që ofron bregdeti fierak është një nga të rrallat në vendit tonë si për peizazhin në mjedisin bimor me pisha e gjelbërim të shkurreve, por edhe atë të ujit, pastërtinë e tij dhe zgjimin e pasionit të peshkimit për banorët dhe vizitorët.
Një nga akset problematikë të kësaj zone bregdetare ishte dhe ajo e rrugës së Pish Poros. Pak vite më parë, për shkak të gjendjes tejet të rënduar të infrastrukturës rrugore, shumëkujt as nuk do t’i shkonte ndër mend të vizitonte këtë bregdet e jo më ta frekuentonte atë.
Në sajë të investimeve të kryera nga bashkia e Fierit sot gjithçka ka ndryshuar. Rehabilitimi i kësaj rruge, në një gjatësi prej 3.2 km, i ka dhënë impakt të konsiderueshëm turizmit bregdetar në këtë zonë, ka lehtësuar komunikimin urban dhe ka nxitur zhvillimin rural të fshatrave.
Ndërkohë që investimet në këtë zonë bregdetare vazhdojnë në të tjera drejtime./Tv Kombi/