Ballina Vendi Reshjet e shiut shtojne prodhimin e energjise ne Fierze!KESH po shet energji!

Reshjet e shiut shtojne prodhimin e energjise ne Fierze!KESH po shet energji!

4

Korporata Elektroenergjitike Shqiptare ka shitur energji në ditët e para të prillit. Reshjet intensive të shiut kanë shtuar prodhimin e energjisë në vend duke bërë që në kaskadën e Drinit rezerva energjitike të arrijë në 350 GWH  nga 313 GWH  që ishte para dy javëve .

Për të menaxhuar energjinë e prodhuar  ditët e fundit Korporata elektro-energjitike ka hapur tender për të shitur energji për datat 1 dhe 2 prill.

Sipas dokumentave rezulton se ka shitur rreth 11 mijë e 800 MËH me një çmim mesatar prej 150 euro megavatori. Të njëjtën sasi  rezulton se e ka para- blerë para disa ditëve  për të furnizuar vendin.