Ballina Lajme Reshjet e shiut shkaktojnë rrëshqitjen e gurëve dhe dherave! Problematike akset Berat-Poliçan...

Reshjet e shiut shkaktojnë rrëshqitjen e gurëve dhe dherave! Problematike akset Berat-Poliçan dhe Poliçan -Skrapar

13

Reshjet e shiut që kanë vijuar disa ditë resht kanë sjell problematika në aksin rrugor Berat-Poliçan dhe Poliçan -Skrapar.

Rrëshqitjet e gurëve dhe të dherave nga shpatet e malit përgjatë këtij aksi kanë sjell problematika në qarkullimin e automjeteve.

 

Në aksin Vodic -Poliçan si dhe Polçan -Bogovë rreziku është më i madh pasi gurët mund të shkaktojnë aksidentimin e mjeteve të cilat qarkullojnë në këtë zonë.

Nga rëniet e gurëve, njëri krah i rrugës është pakalueshëm ndërsa mjetet ikin në njërin sens të kundërt. Policia e qarkut Berat dhe Poliçan si dhe e Skrapar janë të pranishme për të shmangur çdo aksident, si dhe mësohet se në terren kanë dalë brigada e shërbimit pranë Bashkisë Poliçan.