Kur kanë kaluar gati dy vite nga sulmi në Uzinën e Gramshit, Prokuroria e Elbasanit ka përfunduar hetimet për 2 ruset dhe ukrainasin.
Mësohet se Prokuroria ka marrë të pandehur Svetlana Timofeeva, Mikail Zorin dhe ukrainasin Fedir Alpatov.
Ndaj tyre është ngritur akuza e Sigurimit të informacioneve sekrete me qëllim që t’i jepen një fuqie të huaj.
Të pandehurit kanë 10 ditë kohë të kundërshtojnë akuzën e prokurorisë dhe te paraqesin pretendimet e tyre.
Timofeeva dhe Alpatov prej muajsh janë ne gjendje te lire, ndërsa Mikail Zorin mbahet ne arrest shtëpi.
Si ndodhi ngjarja në gusht 2022?
Dy rusët Mikhail Zorin, 23-vjeç, Svetlana Timofeeva, 33-vjeç dhe 25-vjeçarin ukrainas Fiodor Mihailoviç, po fotografonin ambientet në Uzinën e Armëve, teksa kanë tentuar që të futen brenda, u pikasën nga ushtarët shqiptarë të cilët u kanë bërë me shenjë që të ndalojnë.
Ato nuk u janë bindur urdhrave të ushtarëve shqiptarë, ndërsa njëri prej tyre Mikhail Zori, i ka sulmuar me spraj kimik.
Të tre u arrestuan nga policia, ndërsa u hetuan edhe si spiunë të shërbimit sekret rus. Në makinën me targa ukrainase, që po përdorej prej tyre gjatë qëndrimit në Shqipëri u gjetën 2 dronë, 4 celularë, 1 laptop, 1 kamer, karta memorie, 3 pasaporta, 2 aparate fotografikë, harta, të cilat u sekuestruan nga policia