Shërbimi Meteorologjik Ushtarak, njofton se ditën e sotme parashikohet një mot me alternime kthjellimesh dhe vranësira, të cilat do të vijnë në zhvillim në mesditë dhe pasdite.
Vendi ynë do të përfshihet nga reshje shiu me intensitet në ulët, në formën e shtrëngatave afatshkurtra, kryesisht përgjatë relieve malore.
Sa i përket temperaturave, dita parashikohet të mos jetë shumë e nxehtë, duke arritur vlerat maksimale deri në 33°C në zonat e ulëta.
Vendi ynë ditën e mërkurë pritet të jetë në ndikim të masave ajrore relativisht të paqëndrueshme.
Moti parashkohet të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësira të cilat do të vijnë në zhvillim në mesditë dhe pasdite.