Kryetari i Grupit Parlamentar në Partinë Demokratike Gazmend Bardhi tha se demokratët kërkojnë lista 100 % të hapura, por se kjo nuk ka gjetur dakordësinë e mazhorancës.
Pas mbledhjes së grupit, bardhi tha se PD do të bëjë ç’të mundet që ta shtyjë sa më shumë këtë gjë dhe se orët në vijim janë vendimtare për Reformën Zgjedhore.
“Ka 3 vendime të Gjykatës Kushtetuese që kanë krijuar boshllëk në kodin zgjedhor. Së pari është e rëndësishme vota jashtë terrorit të Shqipërisë që për çdo lloj motivi një qytetar nuk ndodhet në territorin e Republikës së Shqipërisë dhe dy çështje të tjera që kanë të bëjnë me shpërndarjen e mandateve. Kemi shprehur gatishmërinë e plotë që pa e kushtëzuar me asnjë çështje tjetër të ndërmarrim iniciativën për të plotësuar boshllëkun që kanë krijuar vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Në këtë drejtim po punohet dhe përfaqësuesit tanë në grupin e dialogut kanë informuar në mënyrë të plotë grupin parlamentar deri ku jemi me fazën e dytë.
Do të ketë edhe një mbledhje të sotme ku do të diskutohen të gjitha propozimet të ardhura në kuvend. Uroj që për të 3 çështjet të ketë konsensus, gjithëpërfshirës dhe sigurisht të ketë një zbatim të përpiktë të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese Propozimi jonë ka qenë që listat do duhet të jenë të hapura, propozimi i ardhur zyrtarisht vijon të mbajë të njëjtën situatë, pra listat janë të mbyllura. Propozimi jonë ka qenë të eksplorojmë mundësinë të hapim listat e kandidatëve për deputetët. Kërkohet një shumicë e cilësuar në Kuvend. Formula 1/3 dhe 2/3 është minimumi që garanton kushtetuta. Kemi propozimin maksimal me hapjen e listave 100%, por do shtyjmë sa të mundemi, për hapjen e listave, meqë pala tjetër refuzon për hapje të plotë të listave. Orët në vijim do jenë deçizive. Uroj të kemi një proces transparent për të bërë më të mirën në interes të qytetarëve”, tha Bardhi.
Lidhur me plotësimin e rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it, Bardhi akuzoi kryeministrin Rama që ka bllokuar këto negociata dhe nuk lejon zbatimin dhe plotësimin e tyre.
“Zbatimi i Gjykatës Kushtetuese është i pakushtëzuar me asnjë çështje tjetër sepse ndryshe shembet piramida se si funksionon një shtet ligjor. Ne kemi ndarë në dy faza ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Faza e parë dhe që duhet të vazhdojë është reforma zgjedhore dhe që Rama ka vënë bllok dhe nuk lejon realizimin e një reforme kuptimplote siç thotë OSBE/ODIR, që duhet të përfshijë jo vetëm problematikat që kanë evidentuar në dy palë zgjedhje partitë politike por mbi të gjitha zbatimin e përpiktë të komandimeve të OSBE/ODIR dhe faza e dytë në të cilën jemi aktualisht është faza e zbatimeve të detyrueshme, të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese”, tha Bardhi.
Lidhur me deklarata e kreut të grupit të PS Bledi Çuçi për mandatin e Olta Xhaçkës, Bardhi e tha se PS injoron Kushtetutën dhe kjo vepër penale duhet hetuar nga SPAK.
“Dënojmë me forcë deklaratë e Çuçit për Gjykatën Kushtetuese. Thirrja ime shkon për SPAK, moszbatimin i vendimit të Kushtetueses është vepër penale pres të ndiqet i njëjti standard nuk mund të ketë një drejtësi për Sali Berishën e një drejtësi për Edi Ramën”, tha Bardhi.
Më herët në një konferencë për mediat, Çuçi tha se PS do i kërkojë opinion Komisionit të Venecias për mandatin e Olta Xhaçkës.
/rtsh.al/