Firma e famshme e modës “Louis Vuitton”ka krijuar çantën më të re që ka shtangur të gjithë rrjetin. Nuk është një çantë e zakonshme siç jemi mësuar të shohim apo përdorim dhe këtu nuk e kemi vetëm fjalën për dizajnin, por për përmasat e saj.
Ajo është një çantë mikroskopike, sa madhësia e një kokërr kripe, konkretisht me përmasa 657 me 222 me 700 mikrometra. Madje nëse vendoset në mollëzat e gishtave është thuajse e padukshme me sy të lirë.
Në ngjyrë të gjelbër neon dhe me logon e “Louis Vuitton”, vlera e shitjes së kësaj mikroçante është 63,750 dollarë.