Ballina Bota Rebelimi i grupit Wagner, Putin: Tradhti e lartë, ata që ndajnë Rusinë...

    Rebelimi i grupit Wagner, Putin: Tradhti e lartë, ata që ndajnë Rusinë do të ndëshkohen

    3

    Presidenti i Rusisë, Vladimi Putin ka dënuar rebelimin e grupit mercenar Wagner, duke e konsideruar si “tradhti të lartë”.

    Në fjalimin e tij, Putin tha se ata janë “mashtruar në një aventurë kriminale, ndërsa theksoi se e ardhmja e Rusisë është në rrezik, duke i përshkruar veprimet e kryengritësve si një “thikë pas shpine”.

    Pa përmendur në mënyrë specifike shefin e grupit Wagner, Yevgeny Prigozhin, Putin tha se “ambiciet” e larta të disave kanë çuar në “tradhti të lartë”. Presidenti rus paralajmëron gjithashtu “dënim të pashmangshëm” për ata që përçajnë sipas tij shoqërinë ruse.

    Putin bëri me dije se një regjim kundër terrorizmit është vendosur tani në kryeqytetin Moskë dhe në disa rajone të tjera, teksa shtoi se të gjitha “urdhrat e nevojshme janë dhënë” për t’u marrë me krizën, duke u zotuar të mbrojë Rusinë.

    Organizata mercenare ruse Wagner ka bërë thirrje për rebelim ndaj ushtrisë ruse, ndërsa ka njoftuar se ka përparuar në rajonin e Rostovit në Rusi, me liderin e saj  Yevgeny Prigozhin duke deklaruar se janë gati të “shkatërrojnë gjithçka” në rrugën e tyre, si pjesë e qëndrimit  kundër ushtrisë më të lartë ruse.

    Prigozhin akuzon ushtrinë ruse për një sulm vdekjeprurës ndaj forcave të tij në Ukrainë, ku trupat Wagner po luftojnë për Rusinë, por Moska e i ka mohuar këto pretendime./ BBC

    /rtsh.al/