
Kryeministri Edi Rama ka reaguar për raportin e Departamentit amerikan të Shtetit për Shqipërinë, i cili vlerësonte se korrupsioni në vendin tonë është i përhapur në të gjitha degët e qeverisë. Kreu i maxhorancës ka ironizuar gjetjet e raportit, ndërsa shkruan se “paska plasur peshku”, duke iu përgjigjur në këtë mënyrë akuzave të opozitës.
Kryeministri në një postim në rrjetet sociale shkruan se DASH paska thënë më në fund ato që opozita ka thënë që në fillim. Rama shton se raporti është copy-paste i një viti më parë.
“Paska plasur peshku për një raport vjetor të DASH se Amerika na paska thënë më në fund ato që opozitërat paskan thënë që në fillim!Kush e lexon çdo vit këtë raport e di që është aq shumë copy-paste i vitit më parë sa nuk figurojnë as arritjet që DASH i ka thënë vetë gjatë vitit😀”, shkruan Rama.
Departamenti amerikan i Shtetit në raport theksonte se çështjet kryesore lidhur me të drejtat e njeriut në Shqipëri gjatë vitit 2021 ishin “problemet me pavarësinë e gjyqësorit ndërsa vazhdonte procesi i vettingut; kufizimet e lirisë së shprehjes dhe shtypit; dhe korrupsioni i përhapur në të gjitha degët e qeverisë dhe institucionet komunale”.
Lidhur me këtë, opozita u shpreh se gjetjet e DASH konfirmuan ato që ata kanë denoncuar dhe faktoi masakrën zgjedhore të 25 prillit