Ballina Vendi Rama viziton investimet me plantacionet e luleshtrydhes në Kafaraj

Rama viziton investimet me plantacionet e luleshtrydhes në Kafaraj

1

Kryeministri Edi Rama pas mbërritjes në qytetin e Fierit e ka vazhduar rrugërimin e tij drejt fshatit Kafaraj për t’u takuar me fermerët e kësaj zone dhe vizituar ivestime të mirënjohura tashmë.
Ai ka vizituar sipërmarrjen e fermerit Olsi Hamataj tashmë i cilësuar si “bosi i luleshtrydhes”. Kryeministri Rama ka përgëzuar


Olsi Hamataj për këtë iniciativë duke siguruar mbështetjen e këtyre iniciativave në të gjithë Shqipërinë.
Me ndihmën e Projektit SPS Albania të USAID, ferma e tij po prodhon dhe eksporton rreth 360 tonë luleshtrydhe në vit.

USAID ka ndihmuar Olsin me kredi për të blerë makineri bujqësore, për të përmirësuar paketimin dhe për të rritur kapacitetin për të eksportuar më pas prodhimet e tij.

Rama dhe ministria e Bujqësisë Frida Krifca janë ndalur në mjediset e pikës së grumbullimit të produkteve bujësore, një nga 137 pikat e grumbullimit në të gjithë vendin.
Pika e grumbullimit “Fraeno” është ngritur falë skemave mbështetëse përmes AZHBR. Tashmë mbi 500 fermerë, e kanë një vend të sigurt për të sjellë produktin, faktor kyç i vendit për eksportin e prodhimeve shqiptare drejt BE.


Si ky investim në Frakull janë 137 pika grumbullimi në të gjithë Shqipërinë. Prej tyre vetëm 28 janë dhoma frigoriferike me kapacitete dhe volume grumbullimi frigoriferik, prej 32 mijë metër kub, të cilat kanë qëllim ta ruajnë dhe standardizojnë produktin për eksport.
Pikërisht kjo mbështetje e këtyre lloj investimeve ka bërë të mundur që Shqipëria sot të jetë në krah të fermerëve për tu bërë eksportuesi i parë në rajon për eksportin e perimeve dhe i dyti në rajon për eksportin e frutave.

Në sheshin e pikës së grumbullimit “Fraeno” kryeministri Rama ka zhvilluar një takim me fermerët e kësaj zone ku ka folur për politikat dhe mbështetjen financiare të qeverisë dhe projekteve të ndryshme në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë. Ai ka bërë të ditur se 82 mijë fermerë janë regjistruar dhe në të gjithë vendin janë ngritur shumë pika grumbullimi dhe prodhimi.

Kryeministri Rama ka pohuar se fermerët shqiptarë janë të vetmit në rajon dhe Europë që nuk paguajnë asnjë taksë.
Sipas tij nuk duhet pritur investitori për të ngritur pikën e grumbullimit. As qeveria në asnjë vend të botës nuk ngre të tilla. Sipërmarrësi, shoqëritë e përbashkëta duhet të bashkëpunojnë me Bashkinë për ngritjen e projekteve dhe përfitimin e fondeve nga investimet europiane apo dhe të AZHBR-s.
Kryeministri është ndalur dhe në problemet dhe arritjet në sektorin e bujqësisë më atë rrugore, Investimet në sistemet e ujitjes në të cilat janë arritur rezultate të kënaqshme në këtë drejtim.