Kryeministri Edi Rama ka uruar të gjithë qytetarët për Ditën e Verës. Përmes një postimi në rrjete sociale, kreu i qeverisë ka shkruar: “Mirëmëngjesi dhe me kënaqësinë që më në fund po çel gjethi, ju uroj një 14 Mars me këmbë të mbarë për stinën e re”.
Kujtojmë që një sërë aktivitetesh janë organizuar në Tiranë për të festuar Ditën e Verës. Pritet të mbahen rreth 100 aktivitete. Festa do të kulmojë me një koncert në sheshin ‘Skënderbej’ ku në orën 13:00 do të performojë këngëtarja shqiptare Enisa.
Mbrëmja do të mbyllet me një “Street party”në zonën e ish-Bllokut dhe shfaqja më e madhe e dronëve në rajon në zonën e Liqenit Artificial.
/abcnews.al