Kreu i qeverisë, Edi Rama ka vizituar të premten Thumanën, e cila ka qenë një nga zonat më të prekura nga tërmeti i vitit 2019, por që sot është një zonë e rilindur, pasi është kthyer në qendrën e motorit të lëvizjes sportive në vend.
Sipas kryeministrit Rama, Thumana është sot një festë e sportit.
“Thumana e Rilindur sot në një festë të sportit. Tani kush e mendonte se zemra e Thumanës së shkatërruar nga tërmeti, do të ringrihej duke u transformuar në një nga lagjet më të bukura të Shqipërisë, ku do të bëheshin edhe aktivitete të tilla, le të ngrejë dorën e ta thotë”, shkruan kryeministri Rama në rrjetin e tij social Facebook.
Thumana është kthyer në promotor të sportit, pas ndërtimit të një seri impiantesh sportive nga më të mirët në Shqipëri.