Ballina Lajme Rama: SHBA kanë qenë e do mbeten mbështetëse të palëkundura në procesin...

Rama: SHBA kanë qenë e do mbeten mbështetëse të palëkundura në procesin e njohjes së Kosovës

3

Kryeministri Edi Rama deklaroi edhe njëherë se zgjidhja e vetme e domosdoshme për konfliktet mes Serbisë dhe Kosovës është dialogu.

Në fjalën e tij krah sekretarit amerikan të shtetit, Antony Blinken, Rama theksoi se Kosova nuk duhet të harrojë kontributin e SHBA për pavarësinë e saj dhe lobimin për njohjen e saj

“Sigurisht që e kemi nxitur, e nxisim e vazhdojmë ta nxisim dialogun e pa zëvendësueshëm me asgjë tjetër mes Kosovës e Serbisë. SHBA kanë qenë, janë e do mbeten mbështetëse të palëkundura të procesit të njohjes së Kosovës dhe përmbushjes së objektivitetit përfundimtar të Kosovës dhe është mirë që shqiptarët kudo janë, duke filluar nga shqiptarët në Kosovë, se pa SHBA nuk do kishte një shtet të pavarur të Kosovës dhe interesi i SHBA në rajon dhe specifikisht interesi i SHBA për mbarëvajtjen e punëve në Shqipëri e Kosovë, nuk është një interes i dorës së dytë, është një interes i ndarë në çfarëdo aspekti nga interesi ynë në Shqipëri e Kosovë për të ndërtuar një të ardhme me hapa mbrapa. Padiskutim ne jemi të vetëdijshëm për rëndësinë e këtij dialogu, dhimbjen e plagëve të një tragjedie sjo shuëm të largët për ata që jetojnë në Kosovës. Padiskutim jemi të vetëdijshëm edhe për faktin që në momente tq caktuara sic ishte rasti i sulmit terrorist në Banjskë, Serbia nuk e ndihmon sic duhet procesin, por në radhë të parë shqiptarët e Kosovës e të gjithë ne duhet të jemi të vetëdijshëm që duhet të përparojë unilateralisht nëse është nevoja në realizimin e të gjitha atyre kërkesave që janë në kërkesën e dialogut, të cilat nuk janë kërkesa shtrenguëse, nuk janë as kërkesa që Kosova të lëshojë një milimetërm nga dinjitetim sovraniteti i vetë”, tha ai.